Libri, 9 mars, NOA - Forcat besnike të Muamar Gedafit kanë intensifikuar aksionet luftarake në perëndim të vendit për rimarrjen e qytetit të Misuratas. Kryengritësit vazhdojnë të mbajnë një rezistencë të fortë në këtë qytet ndërkohë që, ashtu sipas mediave ndërkombëtare nga Tripoli, shumë shpejt në duart e kolonelit mund të bjerë qytetit i Zauias, ku forca të shumta ushtarake kanë intensifikuar sulmet për rimarrjen e qytetit të pasur me puse nafte. Mbi 200 mijë janë personat e shpërngulur si pasojë e luftimeve në disa zona të Libisë.
Alarmi jepet prej organizatave humanitare të OKB-së të cilat saktësojnë se të shpërngulurit u janë drejtuar kufijve të Egjiptit, Tunizisë dhe Nigerit duke iu bashkangjitur numrit të mëparshëm të të prekurve nga trazirat. Ndërkohë, në vend raportohen sërish luftime. Burime të pakonfirmuara se trupat qeveritare kanë bombarduar disa zona rebele në duke shkaktuar dhjetëra të vdekur.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Kryeministri i Britanisë, David Cameron, kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj Libisë, duke thënë se largimi i Muammar Gaddafi-t është një kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës. Në komunikatën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë mbrëmjes, njoftohej se pas bisedës telefonike së dy liderëve, u arrit në përfundimin e përbashkët: “Se objektivi kryesor për Libinë është largimi i Gaddafi-t dhe përfundimi i dhunës.
a.k/NOA