English

Lideret e botës ftojnë Topallin në takimin, për të çuar përpara demokracinë

Tiranë, 9 mars 2011, NOA- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë një ftesë nga “Këshilli i grave lidere në botë” për të qenë e pranishme në takimin “Gratë çojnë përpara demokracinë”.

Burime zyrtare nga Kryesia e Kuvendit konfirmojnë se ky eveniment do të mbahet në Vilnus të Lituanisë, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Institutin Evropian për Barazinë Gjinore.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë gra lidere nga gjithë bota, ndërkaq bëhet e ditur se ftesa është firmosur nga Presidentja e Republikës së Finlandës dhe Presidentja e Republikës së Lituanisë.

Në hapje të këtij takimi pritet të flasë Hillari Clinton, Sekretare e Shtetit të SHBA.

a.y/NOA

KOMENTE