Shkup, 9 mars, NOA - Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi deklaroi sot regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet pas zgjedhje të parakohshme, rreth muajit nëntor apo në prill të vitit të ardhshëm.
“Pasi që tanimë kemi një atmosferë për zgjedhje të parakohshme dhe administrata nuk mund të marrë pjesë në mënyrë cilësore në dy procese të rëndësishme, vlerësuam se regjistrimi duhet të shtyhet”, deklaroi Ademi gjatë një konference me temën “Si të kemi komisione më efikase për marrëdhëniet midis bashkësive etnike” që po mbahet në Shkup.
Ai theksoi se partitë e maxhorancës kanë ofruar dhe pranuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, listës zgjedhore, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE-së, dhe duke pranuar kërkesat e opozitës.
Ademi ftoi opozitën që të kthehet në Parlament dhe të ofrojë të gjitha vërejtjet e saj për të dhënë kontribut për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
NOA/INA