English

OKB: Do të ndalohet fluturimi mbi Libi

Nju Jork, 9 mars, NOA – Për shkak të gjendjes mjaft të rënduar të krijuar në Libi pas protestave të jajave të fundit, pritet që të krijohet një zonë ndalim-fluturimi për të gjitha mjetet ajrore.

Vendimi parashikohet të merret nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, disa lloje mjetesh ajrore kryesisht ushtarake, do të ndalohen të fluturojnë në hapësirën ajrore libiane.

Por një gjë e tillë është e vështirë për t’u miratuar, pasi jo të gjitha 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë dakord me një masë të tillë.

Problem paraqesin Rusia dhe Kina, të cilat janë shprehur qartë se nuk u pëlqen që të ndërhyjnë në problemet e brendshme të vendeve të tjera.

n.e/NOA

KOMENTE