Tiranë, 9 mars 2011 NOA - Qarkullimi i masave ajrore nga Perendimi i Europes do te sjelle rritje te temperaturave ne vend.
Qe ne oret e para te mengjesit i gjithe territori do te dominohet nga moti i kthjellet, perjashtuar ekstremin verior dhe jugor ku do te kete vranesira kalimtare.
Edhe gjate oreve te mesdites i gjithe territori do te jete ne shoqërinë e diellit.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites parashikohet qe te mbetet me kushte te qendrueshme atmosferike duke bere qe i gjithe vendi te jete me mot te kthjellet. Gjate nates do te kete kalime te vranesirave neper te gjithe vendin Ku me te dukshme do te jene ne verilindje dhe juglindje te Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 3 grade rritje ne mengjes por edhe mesdita do te sjelle rritje te temperaturave ne te gjithe vendin, kjo rritje do te jete me 2-3 grade.
Vlerat me te larta do te shënohen ne zonat e ulta dhe bregdetare me 15 grade celsius.
Era do te fryje e lehte dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim veriperëndimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon det te jete i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet.
Përjashtim ben Europa Veriperendimore e cila do te dominohet nga vranesira te dendura te shoqeruar me reshje shiu dhe debore ku me problematike situata do te jete ne Britani pasi reshjet do te jene me intensitet te larte dhe do te shoqerohen nga stuhi te forta ere. Vendet Nordike do te dominohen nga reshje te dendura debore sidomos Finlanda e cila do te mare dhe sasite me te konsiderueshme te debores dhe do te kete probleme ne akset rrugore nga ngricat.
Vendet e Balltikut do te përfshihen nga temperatura te ulta duke bere qe reshjet te jene ne forme debore.
Ne gadishullin e Ballkanit do te dominoje mot i kethjellet me vransira te lehta.
Europa qendrore dhe ajo lindore do te kete probleme nga mjegulla e dendur ne ore e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Britania e Madhe rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Filanda do te alarmoje per debore te dendur dhe stuhi te forta ere;
Balltiku rrezikohet nga debora e dendur dhe era e forte.
e.t/NOA