Tiranë, 9 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi rikandidimin për herë të katërt të kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në zgjedhjet e 8 Majit. Si edhe regjistrimin e Partisë Socialiste në KQZ për këtë proces zgjedhor.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nepotizmi/ 25 emra të skandalit të emërimeve në diplomaci”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit lidhur me emërimet në ambasada.
“Roza dhe Dhimitër Anagnosti dhurojnë 250 foto personale” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Debat në Kuvend për ligjin e ri të pagave të administratës”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet lokale/ Opozita thyen bojkotin, Majko: Rama në Tiranë”, i cili flet për vendimin e marrë nga opozita për të rikandiduar kreun e saj Edi Rama në krye të Bashkisë së Tiranës për 8 Majin.
“Ndryshon rregullorja e Maturës, pagesa e tarifës para dorëzimit të formularin A2”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “RENEA arreston pronarin e 1 ton drogë”; “Bashkia dhe biznesi, akuza për CEZ: Nuk respekton kontratën”; “Mbeti në provim studentja e Ekonomikut, i jep fund jetës” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Rama vendos kandidimin, garon për mandatin e katërt”, i cili citon vendimin e kryesocialistit për të dalë sërish në garë për Bashkinë e Tiranës.
“Armët shqiptare në Gjeorgji, Berisha mohoi shitjen” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar trafikut të armëve.
Kurse “Deklarimi i pasurisë, ILDKP gjobit Sallabandën, ish-ambasadorin tonë në SHBA” flet për deklaratat e pasurive.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rama: Negocim transparent për Ujërat”, i cili reagimin e kryesocialistit mbi fazën e dytë të negocimeve për marrëveshjen e Ujërave me Greqinë.
“Serbët si grekët, kërkojnë mbishkrime varresh” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria kërkon pistoletat e gardistëve”, “kush nuk u regjistrua në fakultete, humbet provimet” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Tërhiqet Rama, PS regjistrohet në KQZ”, i cili pasqyron regjistrimin e PS për zgjedhjet e 8 Majit.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gratë socialiste në protestë, me lekë në dorë”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “8 marsi, i artisteve të skenës shqiptare”,
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 9 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.