English

PS: Hetim për Topallin e veprimtarinë e Kuvendit

Tiranë, 9 mars, NOA - Partia Socialiste ka vendosur sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e Kuvendit dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor do të dorëzohet nesër në seancën e Kuvendit. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se kërkesa është hartuar nga deputetët Gazmir Bizhga dhe Erjon Braçe.

Ndërkohë që është firmosur nga të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së. Baza e hetimit do të jenë vrejtjet e bëra në opinionin e Komisionit Europian në lidhje me funksionimin e Kuvendit dhe drejtimin e tij.

Ky komision pritet të ketë në qendër të aktivitetit të tij Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

a.k/NOA

KOMENTE