Bruksel, 9 mars, NOA - Autoriteti Bankar Europian ka paralajmëruar një testim të ri bankave të vendeve të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për 88 banka europiane që do të testohen, njësoj siç u bë një vit më parë me 91 banka në të gjithë Evropën.
Ato do të testohen mbi treguuesit e qëndrueshmërisë së krizës dhe borxhit publik, si elementi bazë i provës, ndërsa testi i vjetshëm ka patur si objekt prove faktin sesa të zonjat ishin bankat që t’u mbijetojnë krizave të ardhshme ekonomike.
Në përfundim të tij, i ashtuquajturi “testi i stresit”, vitin e kaluar rezultoi se vetëm 4 nga 91 bankat e testuara arritën të provojnë sesa i fortë është sistemi i tyre bankar financiar në kohët e krizës, të cilat ka gjasa që të rishfaqen edhe në të ardhmen.
n.e/NOA