English

Rama: Saliu na imponohet me koalicionin e turpit

Vlorë, 9 mars 2011, NOA –Lideri i opozitës Edi Rama, në turin e tij “Fajin e ka Saliu”, u ndal në qytetin e Vlorës.

Gjatë fjalës së mbajtur para vlonjatëve ai tha se, “Fati i Shqipërisë na kërkon të heqim Saliun dhe të largojmë koalicionin e kusarisë”.

Ndërkohë në bashkëbisedim me strukturat drejtuese të PS-së në qytetin bregdetar Rama shtoi se kjo është qeveria u imponohet shqiptarëve, prandaj rruga e fitores duhet gjetur mbi çdo interes vetjak. Më tej shefi i opozitës vijoi duke thënë se, “Saliu i bën sfidë njerëzve të këtij vendi dhe u imponohet shqiptarëve me këtë koalicion turpi”.

mit/NOA

KOMENTE