English

Shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit të Elbasanit

Elbasan, 9 mars 2011, NOA- Nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Cerrik-Elbasan, pas viktimës së parë, një tjetër ka humbur jetën ditën e sotme.

Pas aksidentin dy nga të plagosurit përfunduan në koma, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjergjan u përplasën njëri me tjetrin dy motorra ku njëri prej tyre mbante tre pasagjerë dhe dy tek mjeti tjetër motorik.

Besim Kullaku 22 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme ndërsa ditën e sotme u nda nga jeta Bledar Tërfili 19 vjeç.

I plagosuri tjetër i moshës 25 vjeçare vazhdon të qëndrojë në gjendje kome.

Ndërkaq dy pasagjerët e tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta, duke mos rrezikuar kështu shëndetin e tyre.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Gjergjan mësohet të ketë patur për shkak shpejtësinë e madhe të dy mjeteve motorike.

a.y/NOA

KOMENTE