Bruksel, 9 mars, NOA – Vijojnë paraditen e sotme bisedimet Prishtinë-Beograd, të nisura dje në mbrëmje në Bruksel.
Ky takim i sotëm në fakt përbën edhe pjesën e dytë të raundit të parë të këtyre bisedimeve që po zhvillohen në zyrën e ndërmjetësit që Bashkimi Evropian ka caktuar rreth tyre, Robert Cooper. Bëhet me dije se bisedimet e para janë fokusuar në çështje praktike që janë thelbësore për ekzistencën e Kosovës si shtet, pa marrë parasysh çështjen e pavarësisë.
Bëhet fjalë për çështje teknike, që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, si liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi rajonal.
n.e/NOA