English

Spahiu firmos i pari peticionin kundër regjistrimit të popullatës

Tiranë, 9 mars, NOA – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka qenë i pari që ka hedhur sot firmën për peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare, nga sheshi i Flamurit në Vlorë.

Aty ku qytetarët, në emër të Aleancës “Kuq e Zi”, po vijojnë të firmosin në kuadrin e kësaj nisme.

“Flamurin do ta ruajmë të pastër dhe kjo nismë ligjore, e ndërmarrë nga populli, është unike”, ka deklaruar ai nga qendra e Vlorës.

Duke shtuar se nuk duhet lejuar që regjistrimi i popullatës shqiptare të bëhet mbi bza etnie apo feje.

n.e/NOA

KOMENTE