English

Suedia në shok, 32 vjeçari vret të fejuarën dhe e ha

Stokholm- 9 Mars 2011 NOA- Kanë bërë shoping së bashku përpara se ai ta vriste dhe ta hante. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Suedi, ku një 32 vjecar vrau të fejuarën e tij dhe pastaj e ka ngrënë

Protagonist i ngjarjes makabër është Isakin Jonsonn, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij. Sipas prokurorëve suedezë, ditën e vrasjes në qytetin Skovde ndërsa gruaja flinte, Jonsonn i ka prerë fytin dhe pastaj e ka ngrënë.

“Në fillim i kam prerë fytin, ka thënë - Jonsonn në gjykatë – pastaj shkova në kuzhinë për ta gatuar". Në vendin e krimit policia ka gjetur një thikë, gërshërë dhe një sharrë.

Vrasësi-kanibal tha se nuk kishte asnjë arsye për të bërë krimin: "Ne ishim një çift me një të ardhme. Nuk kam dëgjuar asgjë të keqe rreth të fejuarës time”.

a.e./noa



KOMENTE