English

“Zbulohet” se për çfarë mendojnë burrat veç seksit

Londër, 9 mars, NOA - Pas shumë e shumë vitesh kërkimesh më në fund u “zbulua” se çfarë kërkojnë burrat veç seksit. Zbulimi “interesant” është bërë në Angli, nga “profesori” Sheridan Simove, i cili ka publikuar rezultatet e tij në librin “Çfarë mendon një burrë përveç seksit”.

Në fakt, librit ka arritur të ketë sukses tek studentët britanik, jo për argumentet, por për një arsye më të thjeshtë. Pas titullit kurioz dhe një kapaku serioz, lexuesit gjejnë 200 faqe, të gjitha të bardha.

E megjithatë, autori thotë se përgjigja gjendet në fletët bosh, pasi siç thotë ai, është provuar shkencërisht që burrat nuk mendojnë gjë tjetër përveç se seksit.

Në fakt Sheridane Simove nuk është një profesor, por një autor programesh televizivë dhe komedianë në Angli. “Ky libër është rezultat i punës sime dhe jetës time 39-vjeçare. Kam bërë kërkime dhe eksperimente shumë të kujdesshme në këtë fushë. Pas shumë vitesh punë arrita në përfundimin se burrat nuk mendojnë absolutisht asgjë tjetër veç seksit”, thotë ai. Në lidhje me librin ai shprehet se ata që do e blejnë kanë mundësi të tjera veç leximit. “Mund ta përdorin edhe për bllok” thotë Simove.

a.k/NOA

KOMENTE