English

Atentatori i senatores Gifords në gjyq: Jam i pafajshëm

Uashington, 10 mars, NOA – Atentatori i senatores amerikane Gabriel Gifords, e cila u qëllua në kokë në 8 maj në Tuskon të Arizonës, është vetëdeklaruar i pafajshëm në gjyq.

Xharid Li Lafner e deklaroi këtë në gjykatën në Tuson të Arizonës, ku ndodhi incidenti me hapje zjarri me pistoletë mbi turmën, e një tubimi të përfaqësueses së Partisë Demokratike, Gabriel Gifords.

Tashmë gjendja e sentores amerikane është përmirësuar dhe tashmë ajo ka shkuar në një klinikë rehabilitimi.

Në sulmin e 8 janarit ku u plagos senatorja Gabriel Gifords u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 12 të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE