Tiranë, 10 mars, NOA – Partia Socialiste, duke u regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale të 8 Majit, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj kushtetues.
Kështu e ka komentuar sot kryeministri Berisha, aktin e regjistrimit të PS-së, para dy ditësh në KQZ për të garuar në zgjedhjet e 8 Majit, krah partive të tjera të Opozitës së Bashkuar.
Nga ana tjetër, Berisha ka pohuar se Partia Demokratike gjatë fushatës së saj elektorale për zgjedhjet lokale, do të përqendrohet në problematikat e çdo qyteti.
Duke iu referuar më pas shqetësimeve akute që ka kryeqyteti sipas tij, ai përmendi ndotjen, si një aspekt që kryebashkiaku e ka lënë mënjanë dhe po shqetëson instancat e larta të shëndetësisë ... (vijon) n.e/NOA