English

Djali i Gheddafit: Nuk do të dorëzohemi kurrë

Tripoli, 10 mars 2011, NOA – Ndërkohë që perëndimi i bën thirrje Gheddafit të largohet nga pushteti, Saifi, djali i liderit libian Muammar Gheddafi deklaroi sot për mediat se “Libia nuk do të dorëzohet kurrë, as nëse ndërhyjnë fuqitë e perëndimit”. Djali i Gheddafit tha se nuk ka më asnjë mundësi për të negociuar me rebelët.

Duke folur nga kryeqyteti Tripoli, Saif Gheddafi theksoi se vendi i tij po përgatit një ofensivë frontale të fuqishme kundër kryengritësve.

“Është koha për çlirim dhe aksion luftarak”, tha djali i kolonelit libian.

Ai bëri me dije se trupat libiane qeveritare janë duke mbërritur nga Bengasi.

Sipas Saif Gheddafit rebelët janë më keq se kafshët.

mit/NOA

KOMENTE