Kajro, 10 mars, NOA – Kryetari i opozitës egjiptiane, Mohamed ElBaradei, pretendon të shpallë kandidaturën e tij zyrtare për të qenë presidenti i ardhshëm i Egjiptit.
Ky lajm bëhet me dijeni nga mediat egjiptiane, sipas të cilave, ai tashmë e ka shprehur ambicjen e tij për të garuar në këtë post dhe se ka premtuar madje edhe realizimin e
reformave më të thella demokratike. I njohur në të gjithë botën, si ish-kreu i Agjencisë Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se do të mbështesë hartimin e kushtetutës së re.
n.e/NOA