English

Forbes: Miliarderët, e kanë vendin në Moskë

Londër, 10 mars, NOA – Moska është vendi që mbledh miliarderët e botës, më shumë se çdo vend tjetër i saj.

Një fakt të tillë e konfirmon revista prestigjioze Forbes, në një listim të saj të fundit, sipas të cilit, aktualisht Rusia ka më shumë se 100 miliarderë dhe se shumë prej tyre jetojnë në kryeqytetin e saj, Moskë.

Forbes shton gjithashtu, se miliarderët rusë kanë njohur një rritje të madhe, gati me 50 përqind, krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu nëse një vit më parë, Rusia numëronte vetëm 65 miliarderë, këtë vit ata kanë arritur nivelin prej 100 të tillë.

Ndërkohë, pas Rusisë, miliarderët më të shumtë janë shtuar në Kinë duke arritur në 115 të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE