English

Grabiti motorin në Greqi, arrestohet 24-vjeçari

Sarandë, 10 mars, NOA - Grabitja e një motori në Greqi ka bërë që një 24-vjeçar të bjerë në prangat e policisë në qytetin e Konispolit. I riu i arrestuar është Mareglen Skënder Lika. Ndalimi i tij është bërë dje rreth orës 14:00 në fshatin Ksamil të Sarandës.

Pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar se motori më të cilin ai udhëtonte, model “Honda Inova”, ishte i vjedhur në Greqi dhe ish-pronari i mjetit e kish denoncuar grabitjen disa kohë më parë.

Pas ndalimit nga policia ndaj 24 vjeçarit ka nisur procedim penal. Ai akuzohet për “Trafikim të mjeteve motorike”, vepër penale e parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE