SHBA, 10 Mars 2011 NOA- Karrocat në supermarkete janë një fole e baktereve, që mund të përçojnë infeksione shumë të rrezikshme. Ky informacion vjen nga një studim në Universitetin e Arizonës, drejtuar nga Profesor Charles Gerba. Profesori dhe ekipi i tij kanë analizuar disa pajisje që përdoren çdo ditë nga shumë njerëz në vende publike.
Në listë, përveç banjove në (trena dhe aeroplanë), sediljeve në transportet publike, butonit të ashensorit dhe tastierës së kompjuterit janë futur dhe karrocat e supermarketeve, një vend ideal për depozitimin e baktereve.
Në lidhje me karrocat në supermarkete, ekspertët shpjegojnë se mikrobet më të zakonshme janë bakteret fekale (72% e mostrave) ose Escherichia coli, origjina e infeksioneve gastrointestinale, Genito-urinare ose edhe meningjit te fëmijët. Për profesor Gerba, problemi është (edhe) në zakone të këqija: "Në supermarke mendohet se është i mjaftueshëm dezinfektimi i banjos për të shmangur infektimin dhe nuk mendohet për karrocat ku njerëzit mund ti prekin mikrobet me hundë, gojë apo sy. Për të mos përmendur karrocat në aeroporte.
Ndaj ekspertët këshillojnë që kur shkoni në dyqane, përdorni sa të jetë e mundur, doreza për të kufizuar kontaktet me objektet dhe ushqimet si dhe lani duar sa më parë të jetë e mundur.
a.e./NOA