English

Kryesia e PS-së, vendos kushtet për 8 Majin

Tiranë, 10 mars, NOA – Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot në një mbledhje të veçantë, brenda së cilës siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, është diskutuar mbi kushtet për zgjedhjet e ardhshme, ato të 8 Majit.

Pasi kjo forcë politike ka vendosur zyrtarisht që të jetë pjesë e tyre, duke u regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë në shqyrtim edhe kushtet për zhvillimin optimal të tyre.

E për këtë, ka hartuar edhe një listë kriteresh të veçanta, të cilat bëhet me dije se do të merren nesër në shqyrtim nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Disa nga këto mësohet se janë riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista të rregullta zgjedhësish etj.

n.e/NOA

KOMENTE