Prishtinë, 10 mars, NOA - Me 63 vota për, 48 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutën për bisedimet me Serbinë. Rezoluta është miratuar pa mbështetjen e opozitës.
Në emër të PDK-së, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takimet me opozitën dështuan për harmonizimin e tekstit të saj, ndaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja.
Paraprakisht, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.
Ndërkaq, grupi më i madh opozitar, ai i LDK-së, nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshirë propozimet e kësaj partie politike.
Rezoluta u tha se do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
NOA/RFE