English

NATO, Rasmussen: Bombardime nga Franca në Libi? No koment!

Bruksel, 10 mars 2011, NOA – Ndërkohë që Franca është deklaruar e gatshme të bombardojë edhe e vetme Libinë për rrëzimin e kolonelit Muammar Gheddafit nëse kjo do të shfaqet si nevojë për shpëtimin e popullit libian nga dhuna potenciale e regjimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Hans Fogh Rasmussen deklaroi sot në mbrëmje se çdo aksion ushtarak që do të ndërmerret nga NATO në Libi do të përligjet me një mandat të qartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s specifikoi se një mandat i tillë do të nevojitej edhe për monitorimin e sa më efikas të embargos së armëve ndaj Libisë sipas rezolutës së OKB-së të vitit 1970.

I pyetur mbi zërat se Franca do të bombardojë edhe e vetme në rast nevoje, paralajmëroi se Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të anijeve ushtarake përballë Libisë.

Rasmussen anashkaloi komentet për bombardimet ajrore të avionëve francezë.

Sikundër bëri me dije sot faqja mediatike franceze “Le Nouvel Observateur”, duke cituar burime të mirinformuara nga pallati presidencial Elysee, Presidenti francez Nicolas Sarkozy kishte siguruar dy ndërmjetësuesit libianë përfaqësues të opozitës ndaj Gheddafit se Parisi zyrtar është gati nëse është e nevojshme të nisë bombardimet kundër Libisë edhe i vetëm.

mit/NOA

KOMENTE