English

Ndalohet 45-vjeçari, kërcënonte një të ri

Korçë, 10 mars, NOA - Një 45-vjeçar është ndaluar dje nga policia e Korçës pasi akuzohet për kërcënim dhe dhunë verbale ndaj një 22-vjeçari. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi ndaj të cilit ka nisur procedim penal është Sokol Spaho, 45-vjeç, banues në lagjen Nr. 12 në Korçë.

Kallëzimi ndaj tij është bërë nga qytetari me iniciale Y.S, 22 vjeç. Ai ka denoncuar në polici së prej disa ditësh ka marrë kërcënimi për jetën nga Spaho.

Pas njohjes me rrethanat e ngjarjes, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje 22 vjeçarin. Ndërkohë që për Sokol Spahon ka nisur hetimi në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë së Korçës.

a.k/NOA

KOMENTE