English

Nuk i bindet gjykatës, rreh gruan

Vlorë, 10 mars, NOA – Jo vetëm ka thyer urdhrin e gjykatës që e ndalonte ta takonte gruan e tij, por edhe e ka rrahur dhe dhunuar atë disa herë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës dhe autori i saj është 24-vjeçari Gjergji Muhamet Gjoleka, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Gjykata e Vlorës kishte dhënë disa ditë më parë vendimin që ndalonte 24-vjeçarin për të takuar bashkëshorten, pas konflikteve të përhershme që kishin pasur. Por xhelozia dhe inati i 24-vjeçarit ka bërë që të thyente disa herë vendimin e gjykatës dhe të shkonte në banesën e bashkëshortes së tij, me iniciale Z. Gj. dhe ta dhunonte atë.

Bashkëshortja 23-vjeçare, banuese në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, është detyruar që sërish të bëjë denoncim për burrin e saj në polici.

Forcat e policisë kanë marrë masa duke e arrestuar fillimisht 24-vjeçarin. Ndërkohë që Prokuroria më pas ka vendosur vazhdimin e hetimeve në gjendje të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE