Tiranë, 10 mars 2011, NOA – Konferenca kombëtare e Partisë Aleanca Popullore vendosi që në zgjedhjet vendore të 8 majit të garojë në koalicion me Partinë Demokratike. Duke synuar të ketë këshilltarët e saj në shumë bashki dhe komuna të vendit, nisur nga këshilli bashkiak i Tiranës ku aktualisht ka një anëtar, kryetari i PAP-it Fatjon Softa theksoi se është e domosdoshme që në zgjedhjet vendore të 8 majit partia që ai drejton të marrë pjesë në koalicion me Partinë Demokratike.
Në konferencën e ardhshme elektorale të Partisë Aleanca Popullore, e cila do të zhvillohet në muajin prill do të marrin pjesë delegacione të partive simotra nga Italia, Greqia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.
mit/NOA