Tiranë, 10 Mars 2011 NOA - Gjate dites se neserme i gjithe territori shqiptar do te jete ne ndikimin e motit te kthjellet, perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore Lindore.
Mesdita do te jete me diell ne Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Lushnjë dhe e gjithe vija bregdetare, ndërsa vranësira te lehta do te ketë ne Lindjen e Shqipërisë.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, në pjesen e dyte te ditës parashikohet qe vranësirat te largohen nga zonat Lindore duke bere qe moti i kthjellet te mbetet prezent ne te gjithe territorin. Kjo situate e qendrueshme e moti te kthjellet dhe temperaturave te larta do te jete rezultat i ardhjes se masave ajrore nga veriu i Afrikes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 3 grade rritje si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim perëndimor NDERSA dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet i ulet.
Europa
Veriu dhe veriperëndimi i kontinentit do te dominohet nga vransira dhe reshje shiu e debore here pas here te shoqëruar me stuhi te forta ere.
Edhe Evropa Jugperëndimore do te jete me vranesira dhe reshje shiu e debore por intensiteti i tyre do te jete i dobet, ne brigjet jugore te Spanjes do te kete forcim te ndjeshem te eres duke sjelle dallgëzim te larte.
Sërish Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do te karakterizohen nga mot i kthjellët shoqëruar me vranira te here pas hershme përjashtuar Turqinë e cila do te jete me vranësira reshje shiu dhe debore POR dhe me temperatura te ulta.
Gjithashtu Europa Qendrore dhe Lindore do te mbeten ne kushtet e motit te qëndrueshëm pasi kthjellimet do te jene dominuese ne pjesën me te madhe te këtyre vendeve.
Ngjarje ekstreme në Evropë:
Portugalia do te rrezikohet per reshje shiu dhe stuhi ere;
Spanja rrezikohet per stuhite te forta ere dhe dallgëzim te larte:
Skandinavia alarmon ere te forte dhe ngrica ne akset rrugore.
e.t/NOA