English

Pasqyra e Shtypit, 10 Mars 2011

Tiranë, 10 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi masën e deklaruar dje nga kryeministri Berisha në mbledhje qeverie, për amnisti fiskale ose falje të detyrimeve ndaj bizneseve.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nju Jork Times: Shqipëria, në pazaret e armëve të Gedafit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e trafikut të armëve me Libinë, ku përfshihet dhe Shqipëria.

“Drita Pelingu: Vetëm puna të mban gjallë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Çfarë është amnistia fiskale dhe dy variantet e qeverisë”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Vendimi i plotë/ Ish-pronarët, ndryshon formula e kompensimit”, i cili flet për vendimin e marrë nga qeveria për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve.

“PS harron Topallin, hetim administratës së Kuvendit/ PD gati komisionin për hetimin e pasurisë së Edi Ramës”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Luan Bregasi: Hapat për të dalë nga spiralja ekonomike”; “Amnistia fiskale, qeveria bën gati dy variante”; “lista me 441 të përndjekur që do marrin këstin e parë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Pronat, Berisha del kundër Strasburgut”, i cili citon projektin e qeverisë për kompensimin e ish-pronarëve, duke e vënë përballë me atë të gjykatës së Strasburgut, siç jep vendimet për të drejtën e pronësisë.

“Rama djeg PBDNJ, socialistët shpallin kandidat për Himarën” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar regjistrimit të partive politike në KQZ për zgjedhjet e 8 Majit.

Kurse “Skandali, 71% e mësuesve janë ngelës” flet për shkollat shqiptare.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rikompozimi i KQZ, opozita pranë arritjes së paktit me PD-në”, i cili tregon sesi ka kërkuar shkrirjen dhe emërimin e anëtarëve të rinj.

“Pistoletat e sekuestruara të Gardës, çohen për ekspertim” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ish-pronarët, formula për ndarjen e 20 milionë dollarëve”, “Presidenti: Pas 3 vjetësh, duhet ndryshuar Kushtetuta” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Opozita, kundër amnistisë fiskale”, i cili pasqyron reagimin e opozitës ndaj masës lehtësuese për bizneset, të shprehur dje nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arvizu në TV Klan: Do kthehem si i ftuar, ose si spektator”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Lista e re, 408 të përndjekurit që fitojnë dëmshpërblimin”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 10 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE