English

Sali Berisha: Mjedisi prioriteti i qeverisë për zgjedhjet lokale të 8 majit

Tiranë, 10 mars 2011, NOA – Në të vërtetë, Tirana përbën problemin më të madh mjedisor në vend. Zona me ajër më të “pastër” në vend është në Tiranë, për fat të keq. Tirana është vërtet një nga zonat më të ndotura në vend. Tani është koha e zgjedhjeve lokale. Dhe dua t’ju siguroj se problemi mjedisor është ndër çështjet më të rëndësishme të shumicës qeverisëse për zgjedhjet lokale....

Nga Sali Berisha

Në radhë të parë dua t’iu falënderoj të gjithëve dhe t’i përgëzoj organizatorët për zgjedhjen e Shqipërisë për të mbajtur këtë takim shumë të rëndësishëm për mjedisin. Gjithashtu, unë dua t’ju siguroj se qeveria ime i kushton një rëndësi shumë të madhe mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit. Unë jam mjek kardiolog me profesion. Sipas përkufizimit të profesionit del se unë jam një prej jush. Për mua dhe bindjen time më të thellë mjedisi është jetë. Mbrojtja dhe zhvillimi i tij do të thotë të mbrosh jetën dhe ta vazhdosh atë.

Do të doja t’ju informoja shkurtimisht mbi rastin e Shqipërisë. 20 vjet më parë Shqipëria ishte një ndër vendet më të ndotura. Vendi ishte i mbushur me fabrika dhe uzina që punonin me teknologjinë e vjetër ruse dhe kineze. Ato shkaktonin një sasi të madhe ndotje, të gjitha llojet e ndotjes. Nafta përpunohej shumë keq në rafineritë e naftës dhe kjo naftë përdorej kudo. Nuk kishte asnjë vendim qeverie që të lidhej me mbrojtjen e mjedisit. Por, kjo ishte vetëm pjesa mjedisore e Shqipërisë. Vendi ishte i shkatërruar në të gjitha aspektet ashtu siç mund të jetë çdo vend nën diktaturë. 20 vjet më parë Shqipëria renditej mes tre katër vendeve më të varfra në botë. Mund t’ju duket e pabesueshme, por kur unë u zgjodha President i këtij vendi, unë vizitova vende të ndryshme të botës me një rrogë mujore prej 16 dollarësh. Kjo, sepse edhe rroga mesatare në vend ishte 6 dollarë në muaj. Vendi ishte i zhytur në varfëri ekstreme.

Sot, 20 vjet më vonë vendi ka ndryshuar me një shpejtësi të madhe në rrugën e lirisë. Ne nuk kemi ecur, por u turrëm përpara me shpejtësi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Të ardhurat për frymë janë rritur të paktën 30 herë. Kemi bërë progres të madh, nga vendi më i izoluar në botë në një vend anëtar të NATO-s. Ne ishim të rrethuar nga një pajisje që në atë kohë quhej klon për të bllokuar kufijtë. Ndërsa tani ne mund të lëvizim të lirë në Evropë. Ne kemi qenë vendi më i super-kolektivizuar, sot ne prodhojmë rreth 80% të prodhimit të përgjithshëm bruto.

Ne kemi punuar shumë për t’iu afruar Bashkimit Evropian. Nga një vend që kemi qenë krejtësisht jashtë turizmit botëror, apo le të themi nga një vend që ne 2004 në Shqipëri kishte vetëm 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar ne kishim 3.5 milion vizitorë. Po kështu ka qenë edhe progresi në fushën e mjedisit.

Por, më lejoni t’iu informoj shkurtimisht për çështjen për të cilën jemi mbledhur. Ne e filluam punën nga shoqëria civile. Pikërisht shoqëria civile u fokusua në çështjet e mjedisit. Falë disa ekspertëve të shkëlqyer- njërin prej tyre e kam përpara, dhe i cili ka qenë shumë kritik, është arritur që çështjet e mjedisit të vihen në qendër të vëmendjes në këtë vend. Ishin ata të cilët krijuan organizatat qeveritare, institucionet.

Kjo sepse ne dukej se ishim në shkretëtirë, nuk kishte asnjë vendim për mbrojtjen e mjedisit dhe që të pasqyronte interesin e fortë të njerëzve në çështjet e mjedisit. Nga ana tjetër, unë i dëgjova me shumë vëmendje. Unë i admirova ekspertizat e tyre të mahnitshme. Ato ishin ekspertiza shumë të rëndësishme dhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005, i gjithë programi u përgatit prej tyre. I gjithë programi i qeverisë për mjedisin u hartua nga këto organizata që punonin në të gjitha fushat dhe mbulonin të gjitha aspektet.

Cilat ishin problemet kryesore? Ky është një vend i bekuar me një trashëgimi të pasur ashtu siç është trashëgimia natyrore. Lartësia nga niveli i detit është 640 metra, por malet janë plot më ujëra. I gjithë vendi është ndër më të pasurit me ujëra. Derdhja e ujërave, apo kontributi ynë në basenin e Mesdheut, është 6 herë më i lartë në proporcion me sipërfaqen.

Në samitin botëror në Kopenhagen thashë se vendi ynë mund të bëhej më i gjelbri në Evropë për sa i përket energjisë dhe çështjeve të tjera. Ne duhet të shfrytëzojmë dy të tretat e potencialeve tona të energjisë, pra potencialet ujore të vendit. Por, vendi ynë është i pasur edhe me burime të tjera të energjisë së rinovueshme.

Ne kemi punuar në këtë drejtim dhe mendoj se kemi bërë progres. Ne kemi liçensuar ndërtimin e më shumë se 220 hidrocentraleve nga sektori privat. Ndodhi kriza financiare botërore. Por, megjithatë 36 prej tyre janë në ndërtim e sipër. Mes tyre është edhe hidrocentrali në kaskadën e lumit Devoll.

Ne jemi një vend me një sipërfaqe të madhe malore. Ne kemi rritur në mënyrë progresive sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe të konsideruara park natyror. Aktualisht jemi në nivelin 12.5%, por do të shkojmë gjithnjë e më lart dhe të arrijmë në 17%, madje 18%. Nuk jemi mirë, madje keq lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane. Lidhur me ujërat janë duke u ndërtuar 14 impiante lidhur më trajtimin e ujërave. Dhe së shpejti, besoj brenda dy vjetësh, ose ndoshta edhe ca më gjatë për shkak se Tirana është një problem më i madh , por për pak vjet ne do të kemi ujërat më pak të ndotura në liqen dhe det. Ne do të ndërtojmë një rrjet të tërë impiantesh në të gjithë zonën bregdetare dhe pranë liqeneve. Kjo sepse ne kemi liqene shumë të bukur. Ata janë gjithashtu edhe liqenet më të pasura në Evropë.

Ne kemi besim se do të bëjmë një progres shumë të madh për mbrojtjen e ujërave nga ndotja. Mbetjet urbane mbeten akoma problem. Po punojmë në disa landfille. Një studim i bërë 8 apo 10 vjet më parë sugjeron se lendfilded private janë rruga për të vepruar në Shqipëri. Por, tani duket vështirë në kushtet e një vendi që po rritet me shpejtësi. Shqipëria është një vend që po zhvillohet me shpejtësi. Prandaj, ne jemi të interesuar të zbatojmë mënyra të tjera lidhur me trajtimin e mbetjeve.

Ne kemi ndihmën e BE-së lidhur me trajtimin e zonave të nxehta që në këtë vend ishin të shumta dhe ne i privatizuam. Por, për secilin prej tyre ne kemi nga një projekt që është duke u zbatuar.

Sot Shqipëria renditet në vendin e 23-të në një renditje universitare te Jelli-t. Shqipëria ka të gjithë potencialet për të ecur më mirë.

Ndotja e ajrit në Tiranë është problem i madh. Kjo për shkak të rrëmujës së trafikut. Problem është edhe për shkak të disa standardeve, që duhet të respektohen nga kompanitë ndërtuese. Por, ka edhe projekte që do t’i japin përgjigje probleme ekzistuese në Tiranë. Në të vërtetë, Tirana përbën problemin më të madh mjedisor në vend. Zona me ajër më të “pastër” në vend është në Tiranë, për fat të keq. Tirana është vërtet një nga zonat më të ndotura në vend.

Tani është koha e zgjedhjeve lokale. Dhe dua t’iu siguroj se problemi mjedisor është ndër çështjet më të rëndësishme të shumicës qeverisëse për zgjedhjet lokale. Do të jetë një ndër temat kryesore në dy drejtime: së pari, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetësore të mbrojtjes së mjedisit dhe për respektimin e ndërkombëtare standardeve. Së dyti, për projektet që sigurojnë zhvillimin e mjedisit, rritjen e zonave të gjelbra të qyteteve tona. Pyllëzimi, programet e qeverisjen vendore kanë pyllëzime masive.

Në fushën e bujqësisë ka dy projekte kryesore: se pari, projekti i ullirit. Në 20 vjet ne do të mbjellim 20 milion rrënje ullinj. Në katër vjet ne do të mbjellim 30 milion drurë arrorë si arra, gështenja, lajthi. Ne jemi një vend i arrave, vend i ullinjve në bregdet dhe i arrorëve në zona të tjera. Por, më tej ne do të kujdesemi për të rritur më tej sipërfaqet e gjelbra të vendit. Ne jemi në procesin e ri-industrializimit. Kjo është e nevojshme. Por, çdo hap do të ndërmerret duke respektuar standardet ndërkombëtare mbi ndotjen dhe mjedisin.

Edhe një herë ju përgëzoj, ju falënderoj për këtë aktivitet të rëndësishëm që po zhvilloni në Shqipëri dhe ky mal, duket pjesë e rinisë time.

*Fjala e plotë e kryeministrit Berisha gjatë Kongresit Mjedisor “Do it Green” i mbajtur sot në Malin e Dajtit.

KOMENTE