Korçë, 10 mars, NOA – Katër persona janë ndaluar dje nga policia e Korçës pasi akuzohen për tregtim të mallrave kontrabandë. Të ndaluarit janë; Olsi Tarushi, 34 vjeç, banues në lagjen Nr. 6, Elvon Mane, 33 vjeç, banues në lagjen Nr. 5, Erjon Rapi, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 4, Olsi Tairi, 34 vjeç, banues në lagjen Nr. 14.
Të katër personat janë kapur nga policia në tregun e qytetit të Korçës ndërsa kanë qenë duke tregtuar telefona celular.
Pas shoqërimit në polici, organet tatimore u kanë sekuestruar mallin që kishin nxjerrë në treg. Ndërkohë që ndaj tyre Prokuroria ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.
Ndaj tyre rëndon akuza e “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.
a.k/NOA