Prishtinë, 10 mars, NOA – Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, treguan një sukses të madh për Kosovën në arenën ndërkombëtare, pasi ajo u ul në tryezë si e barabartë me Serbinë dhe si shtet sovran.
Kështu i ka komentuar bisedimet bilaterale, kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
"Dialogu në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë ka filluar në kuptimin e takimeve fillestare, për herë të parë si dy shtete ta pavarura dhe sovrane, në nivel të barabartë, me një lehtësim dhe prezencë të fuqishme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian", u shpreh ai.
Duke dalë kundër opozitës, e cila në fakt i ka kundërshtuar këto bisedime.
“Ky dialog i nisur është në kuadër të axhendës euroatlantike për Kosovën evropiane, për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal e perspektivën euroatlantike të dy shteteve tona, për të diskutuar çështjet praktike në interes të gjithë qytetarëve
E gjithë kjo, është në kuadër të kornizave kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës", tha më tej Thaçi.
Duke përfunduar se gjithsesi, në lidhje me bisedimet, çdo mendim i ri dhe shtesë që do të vijë nga Parlamenti i Kosovës do të jetë i mirëpritur për qeverinë.
n.e/NOA