English

Topi sot në Shkup, inauguron Qendrën Përkujtimore të Holokaustit

Shkup, 10 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjendet sot në Shkup, në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë maqedonas. Në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, sot marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Izraelit zv/kryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrejve në Maqedoni, hapet në lagjen e vjetër të hebraikëve në Shkup, me një ceremoni e cila shënon përkujtimin e dëbimit dhe vrasjes së 7.148 hebrenjëve në vitin 1943, të cilët u deportuan në kampin e vdekjes Treblinka në Poloni.

Ajo do të jetë e katërta në botë që i kushtohet viktimave të Holokaustit.

Duke përfituar nga kjo ceremoni, presidenti i Republikës Bamir Topi, pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me zv/kryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.

n.e/NOA

KOMENTE