English

Ylli Ndroqi thotë se i është hequr licenca e TV të tij të dytë

Tiranë, 10 Mars 2011 NOA – Presidenti i radiotelevizionit Ora News, Ylli Ndroqi, akuzoi sot Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit se i ka hequr licencën e televizionit Channel One i cili më 7 mars 2011 nisi transmetimet në frekuencën 68 UHF.

Ndroqi, pronar i Ora News dhe i disa bizneseve kryesisht në fushën e lëngjeve, pijeve alkoolike dhe disa shërbimeve, tha se është pronar i Channel One dhe shprehu indinjatën që sipas tij, kryetarja e KKRT, Endira Bushati ka vendosur që të ndërmarrë vendimin për t’i hequr licencën televizionit më të ri, rreth tre ditë pas daljes në transmetim.

Ndroqi tha se do të ankimojë në gjykatë vendimin e KKRT.

Ndërkohë, vazhdimisht sot, Ora News po pasqyron atë që e cilëson shkelje nga ana e KKRT. Po ashtu edhe Channel One, ndërpreu transmetimet dhe u lidh me daljen direkte në 16.10 të z.Ndroqi.

Channel One, u çe; më 7 mars 2011 si një iniciativë e re e z.Ndroqi. Ky Tv tenton të jetë jo më informativ sikundër është Ora News por me larmi programesh, si lajme, emisione të ndryshme politike dhe argëtuese, filma, seriaë, programe për fëmijë dhe dokumentarë.

Një pjesë e programeve të Ora News, si ai “Alarm”, Gossip etj, kanë kaluar nga Ora news tek Channel One.

e.r/NOA

KOMENTE