English

Asambleja e PS miraton kriteret për kandidatët e 8 majit, dënohen humbësit e mëparshëm

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Partia Socialiste ditën e sotme mblodhi Asamblenë Kombëtare, për të diskutuar mbi kriteret për nxjerrjen e kandidatëve në zgjedhjet e 8 majit.

Sekretari Organizativ i kësaj partie Blendi Klosi deklaroi se gjatë mbledhjes u miratuan kushtet e kandidatëve dhe në to përmenden, formimi profesional dhe integriteti moral i kandidatëve si dhe kontributi që kanë pasur këta kandidat në parti.

Ndërkaq detajet dhe të plota këto kritere mësohet se do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë së qendrore më 27 mars. Klosi theksoi se pasi të shqyrtohen variantet dhe kandidatët që i përmbushin kriteret atëherë do të plotësohen saktësisht dhe emrat e tyre.

Një nga kriteret që u rrëzua në Asamble ishte fakti që kandidatët që kanë pasur rezultate humbëse në zgjedhjet e mëparshme të mos përfshihen në listën e kandidaturave për kryetar të bashkive apo komunave që i paraqiten për miratim kryesisë, me përjashtim të rasteve kur kryesia gjykon ndryshe. Ndër kriteret kyçe të kandidatëve do të jenë ato që parashikohen në Kodin Zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE