Tiranë, 11 mars, NOA – Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sot nuk është një koncept, por një realitet.
Kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë ceremonisë së kualifikimit të 135 oficerëve të rinj të kësaj patrulle.
“Ne nuk inaugurojmë thjesht gradimin tuaj si inspektorë, por presim shtimin e atyre që janë engjëjt mbrojtës të këtij qyteti, tmerri i keqbërësve dhe që janë në mbrojtje të qytetarit, duke punuar për sigurinë e tyre”, tha ministri.
Duke shtuar më tej se në shpatullat e këtyre oficerëve rëndon krenaria e këtij qyteti, që ritet me shpejtësi, duke iu rritur në të njëjtën kohë edhe sfidat.
“Ju siguroj se në këtë përpjekje ju do të keni mbështetjen më të fortë të qeverisë, si edhe pajisjet më moderne’, shtoi ai.
Sipas ministrit Basha, punonjësit e kësaj Patrulle, nuk do të lihen kurrë vetëm, por do të mbrohen nga policia dhe gjithë qytetarët.
n.e/NOA