Tiranë, 11 mars 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha shprehu solidaritetin e qeverisë shqiptare me kombin e madh japonez që sot është përballur me katastrofat më të mëdha të historisë së tij, një tsunami dhe tërmet që ka shkatërruar gjithçka i ka dalë përpara duke marrë jetën e dhjetëra personave. Shefi i qeverisë shprehu hidhërimin e thellë për humbjen e jetëve.
“Shprehim ndjenjat më të thella të solidaritetit dhe simpatisë me kombin e madh japonez, me Madhërinë e tij Hakihito, Kryeministrin japonez dhe kombin japonez në një moment të një tragjedie të madhe natyrore”.
Sot Japonia, tha më tutje kryeministri përballet sot me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë e vendit.
Zoti Berisha risolli në vëmendje se Japonia u prek nga një tsunami me dallgë 10 metra të larta uji dhe një tërmet prej mëse 9.8 ballë i shkallës Rihter që kanë bërë sipas të dhënave shkatërrime të paimagjinueshme dhe humbje jetësh ende të pallogaritshme.
“Ne shprehim solidaritetin më të madh me qeverinë e Japonisë duke uruar të mos shtohet numri i viktimave, pasi dallga 10 metra e lartë dhe tërmeti ka rrafshuar gjithçka ka gjetur përpara”.
Këtë solidaritet kryeministri e shprehu në krye të mbledhjes së Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve.
Qendra e tsunamit që preku Japoninë ishte në ishujt Hawai. Vijon..
mit/NOA