English

Diplomacia kosovare, brengë për katastrofën natyrore në Japoni

Prishtinë, 11 mars 2011, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke ndjekur me brengosje rrjedhën e zhvillimeve të fundit në Japoni, pas katastrofës natyrore që ka goditur këtë shtet dhe numrin e madh të të vdekurve që rritet nga momenti në moment. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës pas publikimit të informacioneve mbi fatkeqësinë natyrore të ndodhur sot në Japoni, ka kontaktuar menjëherë Ambasadën e Kosovës në Tokio, për të siguruar informata rreth gjendjes së përgjithshme dhe në veçanti rreth gjendjes së shtetasve të Kosovës që jetojnë atje.

MPJ ka të evidentuar pesë shtetas të Kosovës që gjenden në Japoni, përfshirë Ambasadorin dhe dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Të gjithë shtetasit kosovarë të identifikuar janë jashtë zonave të rrezikut dhe janë nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Tokio.

mit/NOA

KOMENTE