Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Ditën e sotme Interpol Tirana ekstradoi nga shteti fqinj, Greqia, Artur Gjokën, pasi 9 vite më parë është dënuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.
I Ekstraduari Gjoka i moshës 47 vjeç, i lindur në qytetin e Korçës mbërriti rreth 2 orë në aeroportin e Rinasit nga Athina, nën ndërmjetësinë e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjoka ishte dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin për vrasje të kryer në bashkëpunim.
I ekstraduari, në bashkëpunim me Leonard Kangurin dhe Kristaq Cacën, pas një grindjeje me një grup djemsh që po festonin ditëlindjen e një shokut të tyre, kanë goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Blendi Muslli.
Dy personat e tjerë që shoqëronin autorin, kanë sulmuar me thikë edhe shokët e tjerë të viktimës, por ata kanë mundur ti shmangin.
Gjoka ishte arrestuar me kërkesë të Interpolit në vitin 2008 nga shteti fqinj.
a.y/NOA