Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Lidhur me tsunamin i cili shkatërrojë një pjesë të madhe të Japonisë, Ministria e Punëve të Jashtme garanton se nuk ka asnjë shqiptar të dëmtuar.
Në mesazh thuhej se kjo ministri po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në Japoni, pas tërmetit të fuqishëm dhe tsunamit që ka prekur prefekturat e Miuagit dhe Fukushimës dhe është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në Tokio për t’u interesuar për shtetasit shqiptarë që ndodhen atje.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Japoni, i cili raporton se deri tani nuk ka asnjë viktimë nga shtetasit shqiptarë, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Ambasada e Japonisë në Romë. Në Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen atje për studime dhe trajnime, ose të punësuar me familjet e tyre”, thihet në njoftimin e Ministrisë së Jashtem.
Më tej shtohej se ambasada e Shqipërisë në Tokio është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit për të siguruar informacionet më të fundit në lidhje me shtetasit shqiptarë me banim në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
a.y/NOA