English

Nishani: Eshtë fakt, publiku s’beson te drejtësia

Tiranë, 11 mars, NOA – Drejtësia dhe funksionimi i saj përbëjnë pa dyshim themelin e çdo shoqërie demokratike dhe ajo nuk mund të jetë e tillë nëse nuk gëzon besimin e publikut ndaj saj.

E për fat të keq, aktualisht në Shqipëri, një besim i tillë realisht nuk ekziston.

Një fakt të tillë, e ka pranuar vetë ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë një tryeze të posaçme për reformën në procedurën penale.

Sipas tij, megjithëse pjesa më e madhe e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë gëzojnë integritet moral dhe profesional, publiku ka një besim të cunguar ndaj tyre.

“Në këtë kontekst, sfida ngrihet për të zhdukur elementët që prishin imazhin e përfaqësuesit të sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Duke shtuar më tej, se ndaj shkelësve dhe abuzuesve, duke aplikuar kontrolli ligjor.

“Besoj se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo parimore, që edhe gjyqtarët të konfirmonin parimin e barazisë para ligjit”, tha më pas Nishani lidhur me çështjen e kufizimit të imunitetit .

n.e/NOA

KOMENTE