English

Paralajmërimi: Tsunami do prekë 19 vende

Tokio, 11 mars, NOA – Tërmeti që preku sot Japoninë, parashikohet që të prekë edhe 53 vende të tjera të Paqësorit.

Lajmi është konfirmuar publikisht nga televizioni Al Xhazira, duke iu referuar të dhënave më të fundit të sizmiologëve të kësaj zone të botës.

Nga ana tjetër, Qendra e Paqësorit për Alarm nga Tsunami me seli në Havai, ka lëshuar një alarm për tsunam, për pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të Paqësorit. Bëhet fjalë për të paktën 19 vende, të cilat parashikohet që të preken nga tsunami, pasi ky i fundit goditi sot Japoninë, menjëherë pas goditjes së fortë sizmologjike prej 8.9 ballësh të shkallës Rihter.

Al Xhazira ka raportuar se deri tani numërohen mbi 32 viktima të shkaktuara, ndërsa janë evakuuar afro 11 mijë persona që në orët e para të mëngjesit. Pjesë të dallgës së lartë të tsunamit kanë vërshuar si llavë në brendësi të tokave duke vënë para çfarë kanë gjetur ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE