English

Parashikimi i motit për 12 Mars 2011

Tiranë, 11 Mars 2011 NOA - Edhe neser e gjithe zona e ulet dhe bregdetare parashihet të dominohet nga moti i kthjellet ndërsa ne zonat malore Verilindore - Juglindore do te kete kalime te vranesirave te lehta qe ne oret e para te mengjesit.

Ne te njejtat kushte atmosferike te dominimit te kthjellimeve do te mbetemi edhe gjate oreve te mesdites.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pesa e dyte e dites parashikohet qe ne te gjithe vendin te dominoje moti i kthjellet por ne mbremje dhe gjate nates do te kete kalime te vranesirave neper te gjithe territorin, te cilat do te largohen serish mengjesin e se dieles.

Zonat me te ngrohta do te jene Ultesira Perendimore dhe zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te shkoje 19 grade celcius.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet i ulet.

Europa

Europa Veriperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore sidomos Norvegjia dhe Britania e Madhe ku reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta ere.

Po ashtu nje pjese e jugperendimi te Europes do te kete vranesira dhe reshje shiu e debore, ne Spanje reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe rrufe.

Gjithashtu verilindja e kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje debore te cilat do te jene me te perqendruara ne Rusi.

Serish gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga moti i qendrueshme ku kthjellimet do te jene dominuese ne te gjitha keto zona, temperaturat do te pesojne rritje te ndjeshme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Norvegjia alarmon reshje debore dhe stuhi te forta ere;

Ishujt Britanike rrezikohen nga rreshje shiu e debore dhe stuhi ere.

Rusia rrezikohet nga temp te ulta dhe reshje debore.

e.t/NOA

KOMENTE