Tokio, 11 mars, NOA – Një tsunam me valë të larta që i kalojnë 10 metrat ka sulmuar Japoninë, menjëherë pasi u godit nga një tërmet i fortë.
Lajmi është bërë me dije nga mediat japoneze, sipas të cilave, valët e tsunamit kanë goditur bregun verilindor të Japonisë, pas tërmetit i cili ishte i shkallës 8.9 ballë Rihter.
Ndërkaq, BBC ka informuar se sizmiologët kanë paralajmëruar tsunam edhe për 19 vende të tjera të botës, të cilët do të ndodhin shumë shpejt. Qendra e Paqësorit për Alarm nga Tsunami me seli në Havai, e ka lëshuar një alarm për tsunam, për pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të Paqësorit. n.e/NOA