English

Plagosje në Shkodër, lëndohen dy persona

Shkodër, 11 mars, NOA – Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Liria”, të qytetit Shkodër.

Ngjarja në fjalë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit verior, sipas të cilave, ajo ka ndodhur në një lokal privat, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta mes disa personave.

Për pasojë, mësohet se kanë mbetur të plagosur më armë zjarri 38-vjeçari me inicialet A.B. dhe 39-vjeçari me inicialet G.I., që të dy banues në këtë lagje, të cilët ndodhen të shtruar ne spitalin rajonal, pa rrezik për jetën.

Ndërkaq, nga ana e policisë është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili rezulton të jetë 27-vjeçari Dhurim Tahiri, për të cilin u bë shpallja në kërkim.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE