Fier, 11 mars 2011, NOA- Rreth një orë më parë ka rënë në prangat e policisë biznesmeni i njohur Vladimir Fisheku.
Shkak për arrestimin e tij sipas të dhënave paraprake mësohet të jetë, abuzimi me naftën “Virgin”.
Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se arrestimi i biznesmenit është bërë pas hetimeve të vazhdueshme nga ana e prokurorisë.
Për të njëjtën akuzë, aferra korruptive, mësohet se do të ketë edhe arrestime të tjera nga ana e Task-Force të cilat po vazhdojnë më tej operacionin.
Fisheku është i njohur për aktivitetin e tij në biznesin e naftës dhe pikërisht abuzimi me naftën e shtetit duket se është ndalur nga ana e uniformave blu, të cilat prej disa kohësh kanë qenë në vëzhgim të biznesmenit dhe veprimeve të tij në këtë biznes.
Pak më vonë pritet një deklaratë zyrtare për konfirmimin e arrestimit të biznesmenit të Vladimir Fisheku.
a.y/NOA