English

Presidenti Topi i dërgon mesazh solidariteti Perandorit të Japonisë, Akihito

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh solidariteti Perandorit të Japonisë, Akihito për fatkeqësinë natyrore që goditi sot në mënyrë shkatërruese Japoninë.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shkruan se, “Me hidhërim të thellë dhe keqardhje mësova lajmin e kobshëm të katastrofës më të madhe që ka prekur vendin tuaj duke shkaktuar humbje të shumta në njerëz dhe dëme të jashtëzakonshme materiale”. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, Presidenti Topi i shprehu Perandorit Akihito familjarëve të viktimave si dhe mbarë popullit japonez, ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi goditi vendin.

Ai shprehu më tej mbështetjen në këto momente tepër të vështira që po kalon vendi.

Mesazhi i Presidentit përmbyllet me fjalët: “Ju lutem, pranoni Madhëria Juaj, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar dhe kapërcyer këtë situatë mjaft të rëndë me sa më pak dhimbje!”

a.y/NOA

KOMENTE