English

QSUT, 7 milion euro investim në kirurgji

Tiranë, 11 mars 2011, NOA- Një sërë investimesh janë ndërmarrë për pavijonin i Neurokirurgjisë deri në fund të vitit, të cilat kapin shifrën e 7 milion eurove.

Si rrjedhojë e këtij investimi do të ketë aparatura moderne të cilat do të ndihmojnë në diagnostikimin e pacientëve.

Shkak për këtë është bërë një kredi e butë e shtetit Austriak për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend.

“Investimi për godinën ishte 3.5 milion dollarë, por që është i lidhur me këtë investim prej 7 milion eurosh i cili do ti japë këtij shërbimi aparaturat me moderne të kohës, që do të bëjë të mundur përmirësimin e aksesit në një shërbim spitalor cilësisht më të mirë për popullatën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi”, është shprehur drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku.

Ndërkaq shefi i këtij pavijoni, prof. Dr. Mentor Petrela ka pohuar se deri në fund të vitit do të përfundojë blerja dhe instalimi i tyre.

“Ky është një model amerikan, i cili është përdorur nga të gjitha spitalet dhe shërbimet e neurokirurgjisë. Edhe ne jemi duke përdorur këtë model i cili u përshtatet sistemeve moderne shëndetësore” ka theksuar Petrela.

Sipas tij, sot QSUT ka vetëm një rezonancë manjetike e cila përballon një fluks prej 25 pacientësh në ditë, ndërkohë me ardhjen e aparaturave të reja do të ofrohet mundësia e një diagnostikimi më të shpejtë.

Kjo marrëveshje u miratua ditën e djeshme në Parlament, dhe nëpërmjet këtij investimi do të bëhet e mundur pajisja e këtij departamenti që është një shërbim elitar për vendin me aparatura bashkëkohore të cilat do të sigurojnë një shërbim cilësor, spitalor, të standardit europian.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Besim Rashiti18:47 - 06 Gusht 2011
    Vertet nuk kam koment po kam hall e kam djalin tim 2 vite e gjsme por ka hemoragji cerebrale ne tru ne fakt diagnoza eshte ENCEPHALOPATIA METABOLICA EPI.SEC. ju lutem per ndihme,jam nga kosova mjeket me kan preferuar sherim jasht shtetit nuk kam arrit ende te bej ndonje kontakt me ndonje klinik te huajen,nese mundeni me shkruani edhe ne add.polici1688@hotmail.com ose ne numrin personal 044205684,mbeshtejta finaciare me kane premtuar se behet nha ministria e shendetesise e republikese se kosoves,JU LUTEM SHUM JU LUTEM PER NDIHMÊ.