Policët e Kosovës dhe familjet e tyre duhet të sigurohen me ligj
Sadri Kabashi
Policia e Kosovës si shërbim i interesit të përgjithshëm shoqërorë në mbrojtjen e popullit, mbanë përgjegjësi për ruajtjen e rendit dhe sigurimit publik dhe është shërbim më i respektuari i organeve ekzekutivo-shtetërore të në territorin e Republikës së Kosovës.
Policët në detyrë për mbrojtjen e qytetarëve, rëndit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e pasurisë publike dhe individuale, në luftë kundër kriminalitetit, rrezikojnë edhe jetën e vet. Ballafaqohen edhe me kriminelët e armatosur e të maskuar me maska. Policët duke krye detyrën rrezikojnë edhe jetën e vet duke shpëtuar qytetarët nga rreziku i jetës në fatkeqësitë e komunikacionit, tentim vetëvrasjeve e tjera fatkeqësive që ndodhin në Kosovë. Rasti konkret është ai i policëve Afrim Shyti dhe Bekim Zogaj nga stacioni policorë i Mitrovicës të cilët i kanë shpëtuar qytetarët prej rrezikut për jetë duke rrezikuar jetën e vetë. Polici i Stacionit Jugor në Mitrovicë ka shpëtuar vajzën 30 vjeçare të përkatësisë etnike serbe nga pjesa veriore e Mitrovicës e cila ishte duke kryer aktin e vetëvrasjes duke kërcyer nga ura në Lumin Ibër, polici është hedhur në lumë dhe e ka shpëtuar vajzën dhe i ka dhënë ndihmën e parë deri sa ka arrit ndihma e shpejtë e stacionit shëndetësorë.
Në kryerjen e detyrave për sigurimin e rendit, qetësisë publike, sigurimin e komunikacionit, luftën kundër kriminalitetit etj. Në territorin e Kosovës pas lufte kanë humbur jetën 11 policë. Rasti tragjik në Kosovë është vrasja e policëve: Isuf Haklaj, nga Isniqi i Deçanit, vrasja e Sabahate Tolaj dhe plagosja e rëndë e Hysen Lataj, të dy nga Raushiqi i Pejës. Këta policë së pari kanë pasur kërcënime telefonike dhe pastaj janë vra sepse kanë punuar në shërbimin hetues të Policisë së Kosovës.
Policët e as familjarët e tyre nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje ligjore: pensionin Invalidorë, invalidoro-familjarë, mbrojtjen shendetësore e as kurrfarë shpërblimi material. Të vetëm ndihmë materiale policëve të lënduar dhe familjeve të atyre që e kanë humbë jetën në detyrë janë ndihmat financiare të kolegëve të cilat në bazë vullnetare policët i ndajnë nga të ardhurat e tyre personale.
Deri në vitin 1990 policët që kanë pësuar në detyrë në Kosovë ata dhe familjet e tyre pos të drejtave për sigurimin shëndetësorë, pensionit invalidor e kanë gëzuar të drejtën e invalidës ushtarake, si dhe invalidës familjare për të gjithë anëtarët e familjes. Këto të drejta kanë qenë të siguruara me ligjin Federativ të ish-Jugosllavisë dhe ligjit të Krahinës autonome të Kosovës.
Për sigurimin e policisë dhe familjeve të tyre në rast lëndimi dhe humbjen e jetës në kryerjen e detyrave ishte dashur që Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti ta aprovojë ligjin për sigurimin Invalidorë të Policisë, ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për inspektorët-zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Zbulim-Informim.
Për ata oficerë të Policisë së Kosovës, ushtarët e FSK-së e qytetarë tjerë të cilët për shpëtimin e jetëve të qytetarëve ishte dashtë të shpërblehen edhe materialisht nga organet shtetërore: Kryetari i Komunës, Ministri i Punëve të Brendshme, Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës.
*Jurist