English

Sukses i madh në mjekësi, bllokohen metastazat e kancerit të gjirit

Metastazave të rrezikshme të gjirit u jep fund, zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve anglezë, të cilët zbuluan se nëse bllokojnë enzimën LOXL2, bllokojnë dhe shfaqjen e sëmundjes së kancerit në organet e tjera të trupit.

Sipas përfundimeve të shkencëtarëve, kjo enzimë është shkaktare për metastazat e kancerit të gjirit duke ndikuar tek proteinat TIMP1 dhe MMP9.

Studime të kaluara kanë treguar se këto dy proteina luajnë rol të rëndësishëm tek metastazat e tumoreve.

“Më tepër se 90% e vdekjeve nga kanceri i gjirit, shkaktohen nga transmetimi i sëmundjes tek organet e tjera si mushkritë, mëlcia dhe kockat”, thekson mjekja Xhanin Erler nga Instituti i Studimeve Kundër Kancerit, e cila drejtoi të gjithë studimin.

Tashmë qëllimi i grupit të saj, është të zbulojë mënyrën për të bllokuar ndikimin e enzimës LOXL2, duke formuar ilace të cilat do të ndalojnë sëmundjen vdekjeprurëse në fazën fillestare të saj.

I njëjti grup shkencëtarësh zbuloi se enzima LOXL2, ka lidhje edhe me forma të tjera të kancerit, raporton Newsit.

Kjo do të thotë se është e mundur të krijohet një lloj analize e cila do të masi nivelet enzimës fajtore, duke siguruar terapinë e duhur e cila do të veprojë me sukses qysh në fillim. Rezultatet e studimit u publikuan në “Cancer Research”.

KOMENTE
  • Ani20:34 - 10 Gusht 2011
    kur do te hidhet ne tregun europian dhe me se fundi ne shqiperi. nese eshte hedhur ne europe, kush vedn eshte qe e aplikon. faleminderit